4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

22-vjeçari në Prishtinë rrah të fejuarën e tij, ajo e denoncon në Polici

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë qoftë nga bashkëshortët apo partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit.

Në Polici dje kanë përfunduar edhe një çift nga Prishtina, pasi një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij.

Viktima ka dhënë dëshminë e saj, duke thënë se derisa kanë qenë duke qëndruar bashkë në banesë, i dyshuari e ka rrahur duke e goditur me shuplakë.

Si pasojë e kësaj, ajo ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Si rezultat i denoncimit, 22-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka deklaruar se në vetëmbrojtje ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img