Site icon PrishtinaPress

22 vetura të reja për QKMF-të e Kosovës (VIDEO)

22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare.

Kështu njofton kryeministri i vendit, Albin Kurti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka postuar dhe një video me pamje të veturave.

“Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, shkroi ai.

Exit mobile version