Sot rreth orës 17:15 është konstatuar nga mjeku kujdestar vdekja e 21-vjeçarit në Gjilan.
Rasti ka ndodhur në shtëpinë e të ndjerit, kurse informatat siç tregoi Policia, janë pranuar nga ekipi emergjent mjekësor.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Esat Berisha”. Kurse, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar “vdekje e dyshimtë”, transmeton Paparaci.
“Rreth orës 17:15 nga ekipi emergjent mjekësorë ka pranuar informatë se në rrugën ,,Esat Berisha’’ në Gjilan në një shtëpi nga mjeku kujdestarë është konstatuar se personi i moshës 21 vjeçar (mashkull kosovar shqiptar) është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e PK-së.