1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

21 orë kërkime, vihet në pranga autori i vrasjes së 51-vjeçarit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka kapur dhe ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e 51-vjeçarit ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.

“Blutë” në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, ka bërë të mundur vënien në pranga të 34-vjeçarit pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje.

Sipas policisë, autori i dyshuar, Lekë Vuksani, është kushëriri i viktimës, Petrit Vuksani.

Abcnews raporton se autori i vrasjes kishte jetuar me qira në banesën e 51 vjeçarit dhe duket se viktima e ka nxjerrë nga shtëpia për shkak të mospagimit të qirave.

51-vjeçari kishte një muaj që ishte kthyer nga Anglia, dhe në momentin e ngjarjes ai ka qenë i vetëm në banesën e tij.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Pas 21 orësh kërkime dhe ndjekje, Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi L. V., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 12:15, të datës 02.05.2023, në lagjen “Tom Kola”, vrau me armë zjarri automatik, në banesë, shtetasin P. V., 51 vjeç.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img