Site icon PrishtinaPress

209,053 udhëtarë kanë fluturuar nga Aeroporti i Prishtinës

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AACK), ka njoftuar se gjatë muajit korrik 209,053 udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 8.9% në krahasim me korrikun e vitit 2015, kur në këtë aeroport u shërbyen 192,00 udhëtarë. Rritja në korrik vjen si vazhdimësi e shtimit të theksuar të numrit të udhëtarëve gjatë vitit 2016 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar\”, thuhet në njofitmin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), raporton ekonomia-ks.com
Sipas AACk-së, në shtatë muajt e parë të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 985,555 udhëtarë, që përfaqëson një rritje prej 13.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Exit mobile version