4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“2024-ta, vit i zgjedhjeve”: LVV-ja iu kundërpërgjigjet krerëve të opozitës

Opozita është e bindur se sivjet do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Ndërkaq pozita thotë se zgjedhjet mbahen sipas kalendarit, në vitin 2025.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja në një prononcim për Paparacin ka komentuar deklaratat e krerëve opozitar, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinaj, të cilët u shprehën të bindur se 2024-ta është vit i zgjedhjeve në Kosovë.

Muja thotë se është detyrë e opozitës që të kërkoj zgjedhje, por sipas tij nuk pritet ndonjë rezultat më i mirë i tyre.

“Detyrë e opozitës është të kërkoj zgjedhje, por nuk është se pritet ndonjë rezultat më i mirë i tyre në horizont. Përkundrazi”, tha Muja.

Deputeti i LVV-së pohoi se gjatë 2024, jo më vonë se nëntor, ne do të kuptojmë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të kohshme dhe rregullta në Kosovë.

“Personalisht mendoj se duhet të përfundoj mandati i rregullt në menyrë që Kosova, krahas shembullit për organizim të zgjedhjeve të lira, të demonstroj edhe cikle të rregullta të zgjedhjeve demokratike”, theksoi tutje ai.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se viti 2024 do të jetë vit zgjedhor në Kosovë.

Kreu i PDK-së ka thënë se fatkeqësisht 2023-ta është edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, pasi nuk ka përparim në asnjë nga sektorët, për shkak të gabimeve edhe paaftësisë së Qeverisë Kurti.

Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen në pranverë.

Sipas tij, të gjitha partitë politike janë bërë gati për zgjedhje dhe se vendi është tashmë në fushatë./Paparaci

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img