Site icon PrishtinaPress

“2024 do të jetë spektakël”, premtimi publik i Havollit për Prishtina Parking

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka premtuar avansime në ndërmarrjen të cilën udhëheq.

Në vitin e ardhshëm, Havolli thotë se do të ketë dixhitalizim në çdo parking, komunikim ditor me çdo lagje, dhe hapje të perspektivave.

“2024 do të jetë spektakël.

Do të dixhitalizojmë çdo parking e çdo cep.

Do të kemi komunikim ditor me çdo lagje, me çdo rrugë e me çdo qytetarë.

Do të hapim perspektiva që rajoni ende nuk i ka dëgjuar.

Prishtina Parking do të jetë ndërmarrja. Ndërmarrja e zhvillimit” ka shkruar ai në facebook.

Exit mobile version