Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka premtuar avansime në ndërmarrjen të cilën udhëheq.
Në vitin e ardhshëm, Havolli thotë se do të ketë dixhitalizim në çdo parking, komunikim ditor me çdo lagje, dhe hapje të perspektivave.
“2024 do të jetë spektakël.
Do të dixhitalizojmë çdo parking e çdo cep.
Do të kemi komunikim ditor me çdo lagje, me çdo rrugë e me çdo qytetarë.
Do të hapim perspektiva që rajoni ende nuk i ka dëgjuar.
Prishtina Parking do të jetë ndërmarrja. Ndërmarrja e zhvillimit” ka shkruar ai në facebook.