Gjersa tifozët e të dyja ekipeve, sidomos ata të Liverpoolit, filluan shumë herët të vërshojnë rrugët e Kievit gjatë gjithë ditës, duket që stadiumi nuk do të jetë i mbushur plotë, dicka që nuk është e zakonshme në një finale të Ligës së Kampionëve.
Raportohet se do të jenë rreth 2,000 vende bosh që korrespondojnë me biletat që i kanë kthyer të dyja klubet, më shumë ata të Real Madridit.
Madrilenët kanë i kanë kthyer më shumë se 1400 bileta për shkak të vështirësive që ata kanë hasur në udhëtimin për në Kiev.
Më shumë se 1000 euro kushtonin udhëtimet charter, plus cmim i biletës ( nga 70 në 460 euro ) kanë lënë shumë spanjollë pa hyrje, duke qëndruar në Madrid.
Gjithashtu edhe Liverpool është ankuar tek zyrtarët e UEFA-s për shkak të pezullimit të tre fluturimeve charter.