0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

200 mijë euro investime për 200 hektarë tokë në Vushtrri

200 mijë euro e kap vlerën investimi kapital që do të bëhet për 200 hektarë tokë bujqësore nën sistem të ujitjes në Komunën e Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Bujqësisë, Faotn Peci.

Bashkë me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin, sot nisen punimet për sistem të ujitjes në këtë komunë.

“Ky investim do të ketë impakt të konsiderueshëm pasi që 200 hektarë tokë bujqësore pjellore të kycen në system të ujitjes. Përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes përfshin fushën e Sfaraqakut dhe Dobërllukës me një gjatësi prej 2510 metra” tha mes të tjerash ministri Peci.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

200 mijë euro investime kapitale për 200 hektarë tokë bujqësore nën sistem të ujitjes.

Sot së bashku me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë z. Ferit Idrizi filluam punimet për sistemin e ujitjes në këtë Komunë.

Ky investim do të ketë impakt të konsiderueshëm pasi që 200 hektarë tokë bujqësore pjellore të kycen në system të ujitjes.

Përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes përfshin fushën e Sfaraqakut dhe Dobërllukës me një gjatësi prej 2510 metra.

Komuna e Vushtrrisë është njëra prej komunave më bujqësore në Kosovë andaj edhe investime të tilla janë më se të merituara për bujqit e vyer të kësaj zone.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img