1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

200 konteste për vijën kufitare me Serbinë

Ditëve të fundit është riaktualizuar problemi i vijës kufitare me Serbinë në fshatin Karaçevë, megjithatë ky pritet të jetë vetëm një nga rreth 200 kontestet kufitare që do t’i ketë Kosova me fqinjin verior gjatë demarkimit të kufirit.

Madje sipas deputetëve, vetëm në këtë fshat janë paraqitur rreth 170 pronarë të cilët ankohen për fatin e pronave të tyre.

Vendosja e një tabele kufitare nga ana e KFOR-it në fshatin Karaçevë të Kamenicës ka shqetësuar banorët e këtij fshati, megjithëse KFOR-i ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për lëvizje të kufirit, porse vetëm ka zëvendësuar tabelën e vjetër.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës të dielën kanë vizituar Karaçevën dhe thonë se 170 deri në 180 pronarë kanë shprehur shqetësimit e tyre për fatin që do t’i kenë tokat e tyre pas demarkimit të kufirit me Serbinë që pritet të ndodhë pas arritjes së marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, shkruan më tutje “Zëri”.

Megjithatë kontesti kufitar në Karaçevë pritet të jetë vetëm një nga rreth 200 kontestet kufitare që do të jenë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht kësaj, nga Komisioni Qeveritar për Mirëmbajtjen dhe për Shënimin e Kufirit kanë thënë për gazetën “Zëri” se ata e kanë studiuar mirë vijën kufitare me Serbinë dhe janë përgatitur mirë për këtë çështje.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës ka folur rreth problemeve që pritet t’i ketë Kosova më Serbinë gjatë demarkimit të kufiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img