Sikurse shumë lojtarët nga e gjitha botë që ndërrua mjedis edhe ata shqiptarë ishin pjesë e këtij afati kalimtar.
Madje dy nga ta u futën në dhjetë transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar.
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi kaluan te skuadra e madhe Arsenal, ndërsa Serie A mbetet kampionat po ashtu i dashur për shqiptarët, shkruan Telegrafi.
Etrit Berisha, Arlind Ajeti, Rey Manaj, Blerim Xhemaili kanë ndërruar skuadra dhe do të luajnë në kampionatin italian.
Edhe në Gjermani shenjë do të kërkojnë të lënë Shani Tarashaj (Frankfurt) Floren Hadergjonaj (Ingolstadt) dhe Besar Halimi (Mainz).
Në Francë është Ermir Lenjani që ka vendosur të kthehet te Rennes, ndërsa në Holandë kanë bërë vend supertalentet Bersant Celina (Twente) dhe Sinan Bytyqi (Go Ehed Eagles), transmeton Telegrafi.
Shqiptarë do të ketë më shumë edhe në Superligën turke, ku Vedat Muriqi (Genclerbirgi), Herolin Shala dhe Loret Sadiku (Kasimpasa) tashmë janë ambientuar.
Hap të madh ka bërë edhe Amir Rrahmani që ka kaluar te Dinamo Zagreb dhe Ergys Kace që do të luajë te Plzen.
Më poshtë i gjeni 20 transferimet më të mira të lojtarëve shqiptarë në këtë afat kalimtar . /Telegrafi/
Granit Xhaka (B. Moenchengladbach – Arsenal )
Shkodran Mustafi (Valencia – Arsenal)
Shani Tarshaj (Everton – Frankfurt)
Arlind Ajeti (Frosinone – Torino)
Amir Rrahmani (RNK Split – Dinamo Zagreb)
Adnan Januzaj (M. United – Sunderland)
Etrit Berisha (Lazio-Atalana)
Bersant Celina (Man. City – Twente)
Herolin Shala (Sparta Pragë – Kasimpasa)
Vedat Muriqi (Giresunspor – Genclerbirligi)
Bekim Balaj (Rijeka – Terek Grozny)
Besart Halimi (FSV Frankfurt – Mainz)
Frederik Veseli (Lugano – Empoli)
Loret Sadiku (Mersin – Kasimpasa)
Rey Manaj (Inter- Pescara)
Ergys Kace (PAOK –Plzen)
Blerim Xhemaili (Galatasaray – Bologna)
Florent Hadergjonaj (Young Boys Bern –Ingolstadt)
Sinan Bytyqi (Man City – Go Ehed Eagles)
Ermir Lenjani (Nantes – Rennes)