Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 19:55.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur 20.000 euro para kesh dhe një revole me leje”, thuhet në raport.
Njësitet përkatëse kanë dalë në vend ngjarje. Policia është duke u hetuar rastin.