-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

20 mijë dollarë për të qëndruar 10 orë brenda kësaj shtëpie, askush s’mund ta përfundojë sfidën

McKamey Manor në Tennessee, është ndërtuar që të jetë shtëpia më e frikshme në Shtete e Bashkuara.

Vizitorët që duan të hynë në këtë “shtëpi të pushtuar nga shpirtrat e lig”, duhet të tregojnë lejen e mjekut, ta kalojnë disa teste dhe të nënshkruajnë një dokument pranimi prej 40 faqesh.

Brenda objektit është aq frikshëm, sa që ende askush nuk ka mundur ta përfundojë sfidën, megjithëse ofrohet shpërblim prej 20 mijë dollarësh, për atë që arrin të qëndrojë brenda për dhjetë orë.

Para se të hyjnë në shtëpi, vizitorët shikojnë disa nga eksperiencat më ekstreme, që kanë përjetuar vizitorët e kaluar. Kur të kenë vendosur të hynë, duhet të tregojnë lejen e mjekut se janë të aftë në aspektin fizik dhe mendor, të bëjnë ushtrime fizike për ta demonstruar dhe të tregojnë fjalën që u mundëson të ndalojë gjithçka dhe të dalin, transmeton telegrafi.

“Pos skenave të frikshme me gjak dhe të prera, në sfond dëgjohen edhe ulërima të tmerrshme. Brenda këtij objekti, përdoret edhe hipnoza, duke i frikësuar se në një hapësirë me ujë të cekët, ndodhet edhe një peshkaqen”, është përshkruar një nga arsyet, pse kërkohet leja e mjekut dhe ata paralajmërohen për rreziqet që i presin.

Sipas pronarëve të kësaj shtëpie, ky është vetëm një objekt i ndërtuar për këtë lloj eksperience dhe nuk ka asgjë të pushtuar në të, ndërsa gjithçka bëhet për të frikësuar dhe jo për të lënduar ndonjë vizitor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img