Site icon PrishtinaPress

20 fakte psikologjike, që do ju ndryshojnë mënyrën si e shihni botën

Më poshtë, disa prej fakteve psikologjike më interesante, që jo vetëm do ju japin një perspektivë kuptimplotë të mënyrës si e shihni botën, por edhe do ju ndihmojnë të kuptoni më mirë njerëzit përreth jush…

  1. Njerëzve u duhen afro 66 ditë për të formuar një zakon të ri.
  2. Kujtimi i fakteve është më i kollajtë kur i ke sytë mbyllur.
  3. Truri dhe barku janë të lidhur ngushtë dhe kjo shpjegon pse disa emocione, sidomos stresi, ndikojnë në funksionimin fiziologjik të barkut.
  4. Të dashurit e një personi imagjinar apo të idealizuar nuk  është njësoj si të dashurit e një personi ashtu si është.
  5. Nëse i shkruani ëndrrat do të jeni në gjendje që t’i formuloni më qartë.
  6. Krahasuar me shqisat e tjera, ajo e nuhatjes është e lidhur më ngushtë me kujtesën.
  7. Të jesh në gjendje të mendosh se si ne njerëzit mendojmë është shenjë e një inteligjence më të lartë.
  8. Çdo njeri ka tre karaktere – ai që shfaq, ai që ka, dhe ai që mendon se ka.
  9. Ëndërrimtarët kanë prirjen të shohin më shumë ëndrra dhe i mbajnë mend më mirë ato.
  10. Burimi më i rëndësishëm i lumturisë së një fëmije janë familja dhe miqtë e ngushtë.
  11. Të folurit me zë të qetë teksa debaton me dikë, të ndihmon që të dominosh kundërshtarin.
  12. Njerëzit mirënjohës janë të pirur që të jetojnë më të lumtur.
  13. Të folurit e dy gjuhëve ndihmon në shtyrjen e shfaqjes së sëmundjes së Alzheimerit.
  14. Njerëzit që janë në dashuri sillen ngjashëm me njerëzit që kanë çrregullime mendore.
  15. Mënyra më efikase për të memorizuar gjërat është të bësh pushime 10-minutëshe, pas çdo 30-50 minutash mësim.
  16. Njerëzit janë të pirur të krijojnë lidhje të forta emocionale me njerëz me të cilët janë duke kënduar.
  17. Nëse kaloni vetëm 10 minuta duke shkruar shqetësimet tuaja para një provimi, shanset janë që të merrni rezultat më të lartë.
  18. Mungesa e gjumit shkakton irritueshmëri si dhe prirje për të patur depresion.
  19. 5 ëndrrat e këqija më të zakonshme janë: rënia, të ndjekurit, të ndjerit në kurth, të qenit vonë, dhe vuajtja e vdekjes së një anëtar të familjes.
  20. Njerëzit janë të pirur të marrin vendime më shpejt kur kanë nevojë të shkojnë në tualet. / bota.al
Exit mobile version