Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ka prezantuar sot (e martë) projektin e ri muzikor.
“Nostalgji” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti dhe melodia është realizuar nga vet këngëtari me producim nga Dardd.

Kjo këngë është me plot ritëm, e realizuar pikërisht për stinën e verës, që besohet se do të pëlqehet edhe nga publiku.
Të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Arton Avdylit (emri i vërtetë).

I njëjti këtë vit ka qenë shumë i angazhuar në muzikë, pasi disa muaj më parë solli albumin “Passion” me disa këngë.
Në mesin e tyre pati edhe disa bashkëpunime me emra të njohur përfshirë artistët, Majk dhe Bllek.