Rap-artisti nga Ferizaj, 2Ton, ka prezantuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.
“Emocionona” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Masterizimi është bërë nga Don Gima, kurse për videon është kujdesur produksioni “XL Films”.
Foto: Screenshot/YouTube
Kënga tashmë gjendet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të këngëtarit të njohur.
Pak pas publikimit, reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme dhe kryesisht pozitive.
Foto: Screenshot/YouTube
Reperi këtë kohë ka qenë mjaft i angazhuar në muzikë dhe ka sjell një sërë projektesh të suksesshme.
Krahas kësaj, 2Ton po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore.