Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24-orësh mbi gjendjen epidemiologjike në Kosovë.
Sipas raportit, në këtë periudhë kohore janë regjistruar dy vdekje dhe 175 raste pozitive.
Siç njofton ministria, 105 persona janë shëruar.
Aktualisht janë 2 mijë e 184 raste aktive, ndërsa mbi 1 milion e 831 mijë qytetarë janë vaksinuar.