Site icon PrishtinaPress

2 persona vdesin nga gripi në Zagreb, mijëra të prekur deri më tani

Zagrebi këtë vit është goditur nga një epidemi e fortë e gripit deri më tani, prej së cilit dy persona kanë ndërruar jetë.

“Laboratori ka konfirmuar se mijëra pacientë janë duke vuajtur nga gripi në javën e parë të Vitit të Ri që morën edhe jetën e dy personave”, tha kreu i Qendrës Kombëtare të Gripit Vladimir Drazhenoviq, për agjencinë e lajmeve Hina, transmeton lajmi.net.

Ai tregoi se numri i rasteve është shumë i madh dhe është vazhdimisht në rritje.

Sipas tij, epidemia e këtij viti është e një intensiteti të lartë, pasi ka filluar në fund të nëntorit.

Exit mobile version