Sipas të dhënave të raportit të cilit Ministria e Financave ia ka përcjellë kabinetit qeveritar e të siguruar nga kallxo.com rezulton se vlera e mallit që nuk do t`i nënshtrohet taksës doganore prej 100% kap shirën mbi 2 milionë euro.
“Mallra-stoqe me origjinë nga Serbia dhe Bosnja me datë 11.01.2019 janë ne vlerë prej 2,071,981.84 €, taksa të pezulluara 431,235.88 €. Mallra këto të importuara para datës 21.11.2018, vendimi 01/76 datë 21.11.2018 për masën mbrojtëse prej 100%”, thuhet në këtë raport.
Tutje sipas këtij raporti këto mallra kanë afat qëndrimi në Depo Doganore 1 vit nga data e futjes në depo. Sipas kriterit të licencimit për depo doganore është paraparë që çdo mall në import me regjim në depo doganore të shkarkohet brenda një viti nga data e importit, përveç rasteve të veçanta.
Kallxo.com ka tentuar të marrë përgjigje nga Doganat e Kosovës se për çfarë lloji të mallrave bëhet fjalë, mirëpo këta të fundit pavarësisht insistimit nuk kanë dhënë përgjigje.