Site icon PrishtinaPress

2 mijë vëzhgues do të monitorojnë zgjedhjet në RMV

Rreth 2.000 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë po mbikëqyrin sot procesin zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare dhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidencialeve në Maqedoninë e Veriut.

Zgjedhjet e dyfishta po ndiqen edhe nga përkthyes dhe gazetarë të cilët sot përfaqësojnë  media dhe organizata ndërkombëtare.

1078 është numri i vëzhguesve vendas ndërsa 921 prej tyre janë të huaj.

Pjesa dërmuese e të huajve janë vëzhgues, 66 gazetarë dhe 85 përkthyes. Misioni i OSBE/ODIHR-it ka akredituar 410 vëzhgues dhe 14 ekspertë të cilët janë shpërndarë në pothuajse të gjitha rajonet.

Ndërkohë Shoqata për zhvillimin e shoqërisë dhe inovacione sociale “Vej kap” po vëzhgon zgjedhjet me 752 përfaqësues.

Kuvendi i OSBE-së ka akredituar 138 vëzhgues, ndërsa komisioni parlamentar i Këshillit të Evropës 33 vëzhgues. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke vëzhguar procesin zgjedhor me 68 vëzhgues.

Organizatat vendase kanë publikuar edhe numrat e telefonit të qasshëm për denoncimin e parregullsive zgjedhore, presioneve dhe shantazheve, ndërkohë aktiv është edhe Komisioni i Prokurorisë Publike për ndjekjen eventuale të veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor.

Monitorimi i zgjedhjeve të dyfishta ka ngjallur edhe interesin e 66 gazetarëve nga mediat ndërkombëtare si Rojters, Asosiejtid Press, Al Xhezeira dhe Fans Pres./Alsat.mk

Exit mobile version