3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

2 mijë euro pagë mujore- KEK-u angazhon si këshilltar 75 vjeçarin e Vetëvendosjes

Me të emëruar anëtarët e rinj në bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës, të “deleguarit” e qeverisë së Albin Kurtit, kanë angazhuar si konsulent anëtarin e shtyrë në moshë të Vetëvendosjes Gazmend Begolli. Begolli, qe ka moshën mbi 75 vjeçare, del të jetë edhe i afërt i familjes së anëtarit të bordit të KEK-ut, Arbnor Pula.

Gazeta Infokus mëson se Begolli, është angazhuar si konsulent i KEK-ut në çështje teknike dhe operative për qëllime të mbarëvajtjes së projekteve vitale të korporatës.

Ai sipas kontratës, për pesë muaj që do të jap këshilla për këtë ndërmarrje do të paguhet me nga mbi 2000 euro në muaj.

Angazhimin e tij, e kanë konfirmuar edhe në KEK.

Zëdhënësi i korporatës Skënder Bucolli thotë se KEK është në vlugun e zhvillimit të disa projekteve madhore teknike dhe operative që kane ndikim në të ardhmen e punës dhe performances  së korporatës si dhe sigurinë energjetike të shtetit për 30 vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë rast, sipas tij, duke marr parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve si dhe resurset dhe ekspertizën që nevojitet, korporata ka identifikuar si një nevojë  angazhimin e përkohshëm të një konsulence ( eksperti) për asistence KEK-ut në çështje teknike dhe operative për qëllime te mbarëvajtjes se projekteve vitale të korporatës.

“Duke respektuar me përpikëri dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik, për një periudhe të kufizuar strikte 5 mujore të angazhimit, eksperti në fjalë është angazhuar për dhënien e këshillave dhe përkrahje profesionale të aktiviteteve shumë komplekse që janë përtej operimeve rutinore të korporatës dhe që ndërlidhë mekanizma ndërkombëtar financues dhe zbatues”, ka bërë të ditur Bucolli.

Megjithatë ai nuk ka dhënë detaje lidhur me afërsinë familjare të Begollit me anëtarin e bordit të KEK-ut, Arbnor Pula dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkaq vet Pula ka sqaruar se me Begollin nuk kanë lidhje të afërt familjare.

“Joooo mor çfarë, s’është daja jem. Kurgjo hiq, me kallzu lidhjen tem familjare me to i bien kurgjo. Gjyshja e nanës time, gjyshin e tina, djalë të agjes, qekaq jem afër. Kurrfarë lidhje familjare”, ka thënë Pula për Gazetën Infokus.

Ai thotë se për herë të parë Begollin e ka takuar në KEK.

Ndryshe edhe vetë Pula ka lidhje të afërta me deputetët të Vetëvendosjes. Ai ka qenë i afërt me partin e Mimoza Kusarit, kurse në zgjedhjet e fundit publikisht ka mbështetur partinë e Albin Kurtit.

Në maj të vitit 2018, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte publikuar një fotografi ku zyrtarizonte anëtarësimin e Begollit në këtë parti.

“Sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u anëtarësua inxhinieri i diplomuar i makinerisë, mësimdhënësi dhe eksperti në fushën e energjisë dhe termo-energjetikës, z. Gazmend Begolli”, pati shkruar Kurti.

Ndryshe në arsyetimin e KEK-ut për angazhimin e begollit thuhet se ai ka një eksperiencë mbi 50 vjeçare në sektorin e energjetikës, ka përvojë mbi 30 vjeçare ne menaxhim dhe përkrahje menaxheriale (kryesisht ne termocentrale dhe impiante industriale), duke përfshi edhe të qenit udhëheqës ekzekutiv i dy Termocentraleve (Kosova A dhe ???? për gati 5 vite me radhë.

Përveç kësaj, ky punësim bie ndesh edhe me vendimin e kryeministrit Albin Kurti i cili në muajin Prill 2020 kishte shkarkuar Bordin Drejtorëve të KEK-ut duke konsideruar së kishin bërë shkelje në punësimet e personave mbi moshën 65 vjeçare.

“KEK-u ka punësuar kundërligjshëm persona mbi moshën 65-vjeçare të pensionimit dhe i ka mbajtur në punë për vite të tëra”, thuhet në vendimin e Kurtit në pjesën kur janë renditur Shkeljet në punësim — Parregullsi, nepotizëm, diskriminim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img