Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Prishtina’ në Prizren, ku janë përfshirë dy vetura.
Sinjali mëson se deri të aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi shoferi 19-vjeçari, i cili ishte duke bërë gara me një veturë tjetër, ka humbur kontrollin mbi timon shkaku i shpejtësisë dhe është përplasur me një veturë tjetër.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar, teksa janë shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale.
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e 19-vjeçarit.