Fshati Kçiq i Madh njihet si lokalitetet më mikpritës në luftën e viteve 98-99, duke hapur dyert dhe shtëpitë dhe duke ofruar e ndarë bukën e gojës me mijëra persona të zhvendosur nga terrori dhe krimi i formacioneve paramilitare e ushtarake serbe.
Kjo mikpritje ishte “halë” në sy të armikut tonë shekullor, që ndërmori çdo gjë për të ndaluar këtë veprim, qoftë duke burgos, arrestuar, vrarë por edhe duke dëbuar mijëra banorë të fshatit.
Pikërisht 19 vite më parë, kur armiku shekullor serb po përpëlitej para humbjes së madhe nga qëndresa e shqiptarëve, nga bombardimet e NATO-së dhe lufta e ushtarëve të UÇK-së, kur kishte mungesë ushqimi dhe ku ishte vështirë të sigurohej buka e gojës, një nga lagjet shumë dorëdhënëse kishte instaluar “magjen” përmes mullirit, duke bluar edhe ofruar miell për familje të tëra, ndërsa në te punonte me zell, pa lodhje edhe pse e rrezikuar nga forcat serbe i riu Bujar Pllana dhe e gjithë familja Pllana.
Për shumë ditë me radhë Bujari me familje edhe e gjithë kjo lagje ishin burimi I vetëm I miellit dhe ushqimit për qindra mijëra të zhvendosur që ishin strehuar në Kçiqin e madh, ndonëse edhe ky fshat në fillim të majit kishte përjetuar dëbimin dhe arrestimet masive të burrave e djemve të vetë. Bujari një djalë njomak I lindur me 15 tetor 1980, duke parë vështirësitë dhe vuajtjet për bukë të gojës, 24 orë në ditë nuk e ka ndaluar mullirin e tij në shtëpi, duke bluar dhe duke dhënë miell për familjet e shumta nevojtare.
Ky veprim dhe kjo punë e madhe që bënte Bujari dhe familja të ndihmuar edhe banorët e fqinjët e tjerë, nuk mbeti pa u vërejt nga pushtuesi paramilitar e ushtarak serb, të cilët fillimisht sikurse shumë herë më parë e kishin cak të gjuajtjeve, kësaj radhe ia mësynë duke gjuajtur një arsenal të tërë, duke plagosur rëndë Bujarin dhe të motrën Leonorën 21 vjeçe. Bujari kishte shumë plagë nga plumbat, andaj kishte nevojë për mjekim, ndërhyrje kirurgjike edhe për gjak, andaj përgjegjësit e luftës dhe ushtarët e shumtë nuk kursyen asgjë për të ndihmuar Bujarin, duke dhënë gjak shumë veta ndër të cilët edhe dëshmori I mëvonshëm Avni Haradinaj dhe axha i tij Avni Pllana dhe disa ushtarë tjerë të UÇK-së. Mirëpo me gjithë përpjekjet dhe kujdesin nga ekipi mjekësor që drejtohej nga doktori Bajram Rexhepi, Bujari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të shumta që kishte marr nga paramilitarët edhe makineria serbe.
Aso kohe motra e Bujarit kishte shpëtuar me plagë në këmbë, ndërsa ajo edhe pjesa tjetër e familjes e kanë të pamundur të harrojnë atë kohë, atë ditë edhe atë “gjëmë” që përjetuan, mirëpo Bujari nuk harrohet as nga familja e gjerë, fqinjët edhe ushtarët e UÇK-së, pasi në te ishte brumos dashuria e madhe për çlirim, për atdheun edhe për mbështetje të lirisë së vendit të vetë.
Rënia heroike në përpjekje për sigurimin e bukës së gojës për mijëra familje të zhvendosura që nga rajoni i Llapit, nga Drenica edhe pjesa e Artakollit, është edhe një dëshmi e kontributit të madh që ka dhënë lokaliteti më i madh jo vetëm në Mitrovicë por në gjithë vendin tonë për luftën, që nga logjistika, përcjellja e ushtarëve edhe armatimit, nga strehimi i mbi 50 mijë të zhvendosurve, kontributi i shume djemve në roje edhe më frontin me serbët e deri tek sigurimi i veshmbathjeve edhe ushqimit gjatë gjithë periudhës së luftës për ushtarët ne zonën e Shalës./Mitrovicatoppress/