Site icon PrishtinaPress

​18 vjet nga mbarimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Në Vjenë të Austrisë, më 10 mars 2007, mbaruan bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës.

Të pranishëm ishin krerët e Kosovës Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë, si dhe të dërguarit e Serbisë Boris Tadic, Vojislav Kostunica dhe të tjerë, si dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.

Ahtisaari shprehu keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Ai gjithashtu njoftoi se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohej Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të atij muaji.

Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaarit, i dorëzoi OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës, më 15 mars 2007.

Plani direkt propozoi pavarësi për Kosovën.

Exit mobile version