Donjeta Avdijaj nga Peja (18-vjeçe) është raportuar në polici nga babai i saj si person i zhdukur të premten e kësaj jave. Ajo u gjet dy ditë më pas në Prishtinë nga një taksist. Për momentin Donjeta gjendet në stacionin policor në Prishtinë.Pas disa orëve ajo pritet që t’i bashkohet familjes.
18-vjeçarja nga Peja, Donjeta Avdijaj, dy ditë më parë kishte dalë nga shtëpia. Ajo nuk është kthyer më… Familja e kishte raportuar rastin në Polici, si dhe kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve.
Donjeta u gjet sot në Prishtinë nga një taksist në orët e para të pasdites, ka deklaruar për Express babai i Donjetës.
“Donjetën sot e ka gjete një taksist. Është në stacionin e Prishtinës. Unë jam në Pejë, për nja katër orë vjen”, ka thënë babi i 18-vjeçares.
Driton Rugova nga Policia e Pejës, ka konfirmuar se D.A është gjetur sot dhe e njejta ndodhet në stacionin policor në Prishtinë.
“Sot është gjet vajza, gjendja shëndetësore është e mirë. Ndodhet në stacionin policor të Prishtinës”, tha Rugova.
Sipas familjarëve, të premten Donjeta ishte nisur për në kursin e gjuhës gjermane në Pejë.
Atë ditë, Donjeta, sipas familjarëve, kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës.