Site icon PrishtinaPress

18 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid 19/ Ahmeti: Ky është bilanc lufte, qeveri e opozitë kthjelluni

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me statistikat e 24 orëve të fundit për Covid 19.

Sipas statistikave, në 24 orët e fundit kanë vdekur 18 persona si pasoje e koronavirusit.

Ahmeti u shprehë se ky është bilanc lufte dhe se është gjendje e jashtëzakonshme.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Numri i viktimave ende po diskutohet si hendikep për VV për zgjedhje lokale. Nuk është çështje fushate më. Ky është bilanc lufte. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të trajtohet si e tillë. 18 viktima nuk është statistikë. Qeveri e opozitë – kthjelluni!

Exit mobile version