4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

18 sekretet e filmit “Titanic”

Të mësosh pak për detajet dhe sekretet interesante të filmit “Titanik” të bën ta mendosh se sa i mrekullueshëm ishte ky film.

James Cameron dha krejt çka pati për këtë film, pasi që ishte ai i cili e shkroi dhe e mundësoi realizimin e këtij filmi.

Kur ai e mori njërin nga 11 çmimet Oskar të fituara, kërkoi një minutë heshtje për të gjithë 1500 personat që humbën jetën gjatë fundosjes së anijes.

Pasi t’i lexoni këto 18 momente interesante nga realizimi i filmit do të keni dëshirë që ta shikoni edhe një herë .

 

1.“Jam mbreti i botës” në fakt nuk ishte pjesë e tekstit të filmit.

Kjo frazë u tha nga vetë Leonardo Di Caprio dhe u bë një nga 100 thëniet më të mira sipas Institutit të Filmit Amerikan.

 

2. James Cameron përdori në fillm pjesë origjinale nga anija që ishte fundosur.

Filmi zgjat 2 orë e 40 minuta dhe është i bazuar në vitin 1912.

Pikërisht kaq kohë mori fundosja e Titanikut në jetën reale.

 

3. Aktorja që luajti rolin e Rose në moshën 101 vjeçare, ishte një person shumë i veçantë.

Ajo ishte pikërisht Gloria Stuart, e vetmja e mbijetuar nga anija që u fundos në vitin 1912.

 

4. Askush nuk e priste famën që arriti filmi “Titanik”

Iu është dashur të dërgojnë më shumë kopje ekipit realizues nëpër teatro sepse tashmë kishin mbaruar kopjet e para të filmit.

 

5. Madje, përdorën fraza nga ngjarja historike.

Kur Jack u takua për herë të parë me Rose i tregoi asaj për një rast që i ndodhi me ujin e ftohtë dhe se si ai ishte ndier sikurse ia kishin vendosur mijëra thika në trup.. Pikërisht ky ishte rrëfimi I një nga viktimave të Titanikut.

 

6.James Cameron i emëroi dhe iu dha detyra edhe 150 njerëzve të tjerë që ishin në film.

Po ashtu ata u detyruan ta ndjeknin një kurs që i mësonte si të silleshin si njerëzit e vitit 1912.

 

7.Skena më e dhimbshme e Titanikut ishte e vërtetë.

Gruaja dhe burri që nuk  e derdhën asnjë lot dhe që vendosën të vdesin bashkë e të fundosen me atë anije ishin Ida dhe Esidori. Ata edhe pse e kishin rastin të shpëtonin vendosën të vdesin së bashku për hir të dashurisë që kishin

 

8.Kate ia tregoi të gjitha Leos

Kur Kate kuptoi që do ta luante këtë rol me Leon vendosi që në xhirimin e parë të shfaqej e zhveshur para tij, në mënyrë që ta thyejë akullin mes tyre.

 

9.Pati një festë shumë të çmendur për ta festuar përfundimin e filmit.

Pas përfundimit të xhirimeve të filmit, vendosën që të mbanin një aheng përshëndetës. Mirëpo atë natë dikush hodhi helm në ushqim dhe të gjithë u shtrinë  në spital. As sot nuk dihet se kush ishte fajtori.

 

10.Kate Uinslet ishte e vetmja aktore aty që nuk pranoi ta vishte mantelin për mbrojtje nga të ftoftit.

Përfundoi e sëmurë me pneunomi sa që deshi ta linte filmin . Por, fatmirësisht James Cameron e bindi që të qëndronte.

 

11.Fustani i Kate ishte i dizajnuar në mënyrë interesante.

Pasi që Kate kishte shumë skena në ujë, dizenjatorja e filmit vendosi që t’ia qepte 24 fustana të njejtë asaj .

 

12. Nuska e Leos gati sa vdiq gjatë xhirimeve të filmit.

Leo kishte një hardhucë, atë e shkeli vetura gjatë kohës kur ishin xhirimet por Leo arriti që ta ngjallë.

 

13. Leo improvizoi nje frazë tjetër të shkëlqyeshme

Ai duhej t’i thoshte Roses shtriju në shtrat por i tha shtriju në sofa. D.m.th i ka ikur tekstit të regjisë.

 

14.James Cameron deshi që dy personazhet kryesore në film Rode dhe Jack të mbeteshin vetëm persona fiktivë, por pasi përfunduan xhirimet ai e vërejti të kundërtën.

Në jetën reale ekzistoi një Jack Dawson dhe ai vdiq në portin e anijes Titanik.

 

15.Pa presion…

Realizuesit e filmit e kishin vetëm një shansë për ta xhiruar atë pjesën ku mbushen me ujë shkallët e poshtme të anijes. Të gjitha mobiliet do të shkatërroheshin pas kësaj skene kështu që ata nuk kishin edhe një mundësi tjetër për ta xhiruar atë.

 

16.James nuk pranoi shpërblim.

James Cameron nuk e pranoi rrogën e ofruar në vlerë prej 8 milonë dollarësh me arsyetimin se e rëndësishme është që filmi kishte arritur suksesin që kishte qëllim.

 

17. Anija u fundos në anën e kundërt

James Cameronit iu desh ta fundoste anijen e gënjeshtrave një herë nga ana e kundërt në mënyrë që të mbushej me ujë e të fundosej më shpejtë në xhirimin definitiv.

 

18. Skena kur Leo me Rose janë në anije të kapur me njëri-tjetrin nuk është reale.

Kjo skenë u zhvillua në një studio të improvizuar e jo ne oqean, ashtu siç edhe duket në film.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img