0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

18 ndeshje pa humbje, Napoli “kërcënon” Real Madrid

Skuadra e Napolit po kalon një moment të mirë, një skuadër nuk humbet prej 18 ndeshjesh (Kampionat, Kupa e Italisë dhe Champions).

Ndaj futbollistët e trajnerit Sarri kërkojnë të befasojnë sërish, teksa të mërkurën do të luajnë në Champions ndaj Real Madrid, pikërisht në “Santiago Bernabeu”. Një prej atyre që beson se napoletanët mund të dalin me rezultat pozitiv nga kjo sfidë është sllovaku Marek Hamsik, që nuk kërkon të zhgënjejë tifozët që do të ndjekin këtë sfidë në Spanjë. “Do të përballemi me një nga skuadrat më të mira në botë, por ne do të luajmë lojën tonë, pasi duam të kënaqim tifozët tanë”, u shpreh Hamsik për mediat italiane.Sllovaku i Napolit, Marek Hamsik.

Në kampionat, Napoli ka arritur 9 fitore dhe 5 barazime në 14 takimet e fundit, duke qenë në vendin e dytë, një ekip që po kalon një moment të mirë. Por ndaj Ronaldo me shokë do të jetë e vështirë për trajnerin Sarri, që pritet të luajë me skemën 4-3-3 në “Bernabeu”. Çelësi i suksesit pritet të jetë mesfusha, aty ku Hamsik kërkon të japë sërish kontributin e tij. “Të gjithë do të luajmë për fitore, ky është objektivi. Rezultatet pozitive të muajve të fundit na japin besimin se mund të luajmë si të barabartë me Realin. Duam të nderojmë edhe Maradonën, që beson tek ne”, shtoi Hamsik, një nga titullarët e Napolit këtë sezon, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img