0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

18 kolegë ia kërkuan dorëheqjen, Drejtori i Kardiologjisë: Po rezistojnë për t’i ruajtur privilegjet

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi, ka reaguar pasi një grup prej 18 mjekëve specialist të kardiologjisë iu drejtuan Drejtorit të ShSKUK’së, me kërkesë për shkarkimin e tij.

Ata drejtuan akuza ndaj Kamberit, duke thënë se po krijon pandërprerë situata konfliktuoze, si dhe diskriminim e abuzim. Lidhur me këto akuza, është përgjigjur Kamberi, përmes një reagimi drejtuar mediave.

Sipas Kamberit, ata që po e kërkojnë dorëheqjen e tij, “për t’i ruajtur privilegjet e tyre (të natyrave të ndryshme dhe jo të pakta)”, kanë shprehur mosgatishmëri dhe rezistencë, të cilën e kanë shprehur edhe me greva.

“Mjekët respektivisht disa nga ta, të cilët kanë punuar në repartin e ndarë të kardiologjisë invasive) në vazhdimësi, për t’i ruajtur privilegjet e tyre (të natyrave të ndryshme dhe jo të pakta) kanë shprehur mosgadishmëri, rezistencë e cila është shprehur edhe me greva të njohura për opinionin përmes mediave. Këto veprime kohëpaskohe kanë arritur deri në nivel bojkoti madje-madje edhe deri në nivel sabotimi”, thuhet në reagimin e tij.

Kamberi thotë se udhëheqja e Kardiologjisë është e bazuar në profesionalizëm të lartë.

“Ju informoj se udhëheqja e Klinikës së Kardiologjisë është e bazuar, nga menaxhmenti i saj, në profesionalizëm të lartë; duke analizuar dhe duke u perkujdesur për çdo të sëmurë në veçanti; duke kërkuar diskutim të gjërë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të sëmurin”, ka thënë ai.

“Klinika e Kardiologjisë e udhëhequr nga unë si Drejtor i Klinikës jemi të angazhuar thellësisht dhe fuqishëm por, me pozitivitetin dhe tolerancën më të lartë në përkujdesjen ndaj të sëmurit, zhdukjen e listës së pritjes; këto objektiva duam t’i realizojmë duke rritur disiplinën në punë dhe metodave të theksuara më lart”, thuhet tutje në reagim.

Ndryshe, 18 mjekë specialist të Klinikës së Kardiologjisë i janë drejtuar Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Elvir Azizit, me kërkesë zyrtare për shkarkimin e Drejtorit të Kardiologjisë, Lulzim Kamberit.

Në këtë kërkesë që e ka siguruar Gazeta Express, specialistët e kësaj klinike kanë drejtuar akuza ndaj Kamberit, duke thënë se po krijon pandërprerë situata konfliktuoze, si dhe diskriminim e abuzim, raporton Express.

“Ne kardiologët e poshtëshënuar të këaj kërkese si dhe pjesa tjetër e Kardiologëve të Klinikës e cila për shkaqe të caktuara nuk kishte mundësinë të pjesëmarrjes zyrtare me nënshkrim, ju drejtohemi me kërkesë zyrtare të shkarkimit të menjëhershëm të Drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë, Dr.Lulzim Kamberi, i cili është kreator i kaosit professional, parregullsive menaxheriale, krijimit të pa ndërprerë të situatave konfliktuoze, diskriminimit dhe abuzimit duke keqpërdorur pozitën të cilën e ka. Krijimi i një atmosfere të tillë pune ul skajshëm shkallën e shërbimit professional, ngrit nivelin e pakënaqësive tek pacientët e Klinikës”, thuhet në letrën drejtuar Drejtorit të ShSKUK’së.

Reagimi i plotë i Kamberit:

Informatë sqaruese nga Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Dr.sc.Dr. Lulzim Kamberi-kardiolog për media lidhur me peticionin e disa prej kardiologëve të Klinikës së Kardiologjisë dt. Korrik 2023

Ju informoj se udhëheqja e Klinikës së Kardiologjisë është e bazuar, nga menaxhmenti i saj, në profesionalizëm të lartë; duke analizuar dhe duke u perkujdesur për çdo të sëmurë në veçanti; duke kërkuar diskutim të gjërë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të sëmurin.

Në Klinikën e Kardiologjisë vizitat kryhen çdo ditë, në orë të njejtë nga mjeku përkatës dhe pason vizita nga të gjithë mjekët së bashku e udhëhequr nga shefi i repartit. Për mbarëvajtjen e vizitës përkujdesen shefat dhe unë duke mbikqyrur vizitat në çdo repart veç e veç.

Parim i instaluar në Klinikë është që të gjithë mjekët të punojnë pa asnjë pengesë procedurat për të cilat janë të aftësuar dhe përcaktuar. Ky parim është proklamuar si gjithëpërfshirje, mirëpërfshirje dhe shumëpërfshirje (kjo është mundësuar vetëm pas bashkimit të Klinikës së Kardiologjisë, e cila deri në prill 2022 ishte e ndarë dhe plotëfuqishëm bashkohet në shtator 2022, pas ndërrimit të kontratave të punës), nga ky parim menaxhmenti i Klinkës nuk ka lëvizur në asnjë moment.

Mjekët respektivisht disa nga ta, të cilët kanë punuar në repartin e ndarë të kardiologjisë invasive) në vazhdimësi, për t’i ruajtur privilegjet e tyre (të natyrave të ndryshme dhe jo të pakta) kanë shprehur mosgadishmëri, rezistencë e cila është shprehur edhe me greva të njohura për opinionin përmes mediave. Këto veprime kohëpaskohe kanë arritur deri në nivel bojkoti madje-madje edhe deri në nivel sabotimi.

Unë së bashku me strukturën menaxheriale dhe të gjithë Kolegjiumin e Klinkës në mënyrën më profesionale, më kolegilae, gjithnjë duke u bazuar në legjislacionin në fuqi kemi punuar fuqishëm në tejkalimin e këtyre situatave. Ju informoj se menaxhmenti i Klinkës eshtë përcaktuar që me tolerancën dhe me pozitivitetin më të lartë të organizojmë punën ashtuqë të përmirësojmë përkujdesjen ndaj të sëmurit si objektiv (i shenjtë) i yni më i lartë shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm.

Riorganizimi i punës është në proces e sipër të zhvillimit, rezultatet e deritanishme janë shumë të larta. Mjafton të përmend se pothuaj çdo i sëmurë ka monitorim permanent; kemi themeluar repartin e Mjekimit gjysëmintensiv të Kardiologjisë, repart ky ku mjekohen të sëmurë shumë të rëndë me sëmundje multisistemike (vetëm në këtë repart janë mjekuar rreth 2500 të sëmurë në vitin paraprak nga rreth 6300 të sëmurë sa janë mjekuar në Klinikën e Kardiologjisë).

Për herë të parë kemi organizuar dhe funksionalizuar Shërbimin e Elektrofiziologjisë me çka kemi shuar nevojën që të sëmurët me këto patolologji të udhëtojnë jashtë vendit për mjekim (kjo është arritje e lartë sepse të sëmurëve përveç kursimit nga shpenzimet, iu është menjanuar edhe presioni i rendë psikologjik dhe vujatjet e tjera).

Menaxhmenti i Klinikës së Kardiologjisë është duke punuar në vazhdimësi në riorganizim dhe ristrukturim për të shtuar efikasitetin, cilësinë dhe vëllimin e punës.

Shefat në Klinikën e Kardiologjisë janë zgjedhur me konkurs (konform legjislacionit në fuqi). Konkursi ka qenë intern dhe transparent për çka është përkujdesur Shërbimi Administrativ. Përzgjedhja e shefave është kryer nga Komisioni i Pavarur i zgjedhur nga Drejtoria e SHSKUK, me leje nga Bordi i SHSKUK.

Shefat e zgjdhur nuk kanë pasur ndalesa administrative për pozitën ku kanë konkuruar, përndryshe nuk do të mund as të konkuronin.

Klinika e Kardiologjisë e udhëhequr nga unë si Drejtor i Klinikës jemi të angazhuar thellësisht dhe fuqishëm por, me pozitivitetin dhe tolerancën më të lartë në përkujdesjen ndaj të sëmurit, zhdukjen e listës së pritjes; këto objektiva duam t’i realizojmë duke rritur disiplinën në punë dhe metodave të theksuara më lart.

Thirrja ime është që të gjithë, pa përjashtim, të angazhohemi në trajtimin human, të plotë, në përkujdesjen e lartë ndaj të sëmurëve për të cilën gjë ne kemi obligim, e që është edhe detyrim.

Ky angazhim duhet të jetë para se gjithash kënaqësi dhe obligim moral për shtetformim, si mirënjohje ndaj gjenerata e gjenerata të cilat janë sakrifikuar për këtë çështje të lartë jetike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img