-0.5 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar për të festuar

Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës festive që ofrohet në shumë nga hotelet e plazhit.

Top Channel shkruan se për  kosovarët Durrësi dhe i gjithë bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i dashur për të pushuar dhe festuar ditë të veçanta si ajo e Pavarësisë.

“Shumica e kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin kryesor të kësaj feste, ndërsa të tjerë do të kthehen në Kosovë pas disa ditësh pushimi”.

“Fundjava e gjatë premton relaks, ushqim tradicional dhe net festive buzë Adriatikut”, shkruan TCh në një artikull.

Ndër tjera shtohet se edhe pse është muaji shkurt, temperaturat e buta kanë bërë që shumë vizitorë, vendas e të huaj, të shijojnë shëtitjet përgjatë bregdetit shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img