Site icon PrishtinaPress

17 vjet pas lufte, Kosova zyrtarisht ka 1666 persona të zhdukur

Sot është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Kur janë bërë 17 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe 1666 persona figurojnë si të zhdukur.
Familjarët shprehen të zhgënjyer për faktin se institucionet nuk kanë punuar sa duhet për të mësuar më shumë rreth fatit të tyre.
Për nder të kësaj dite Kuvendi dje ka mbajtur një tryezë në të cilën u tha se Kosova nuk mund të ngris padi kundër atyre që kanë kryer krime pasi që vendi nuk është i anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtarë, transmeton KP.

Ndërkohë që sot paradite do të bëhen homazhe tek përmendorja e ngritur për nder të të zhdukurve tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, manifestimi kryesor mbahet në Merdar afër Podujevës.

Exit mobile version