Site icon PrishtinaPress

17-vjeçarja që u vra në Pejë rezultoi pozitive në COVID-19, familjarët e saj në vetizolim

Vajza 17-vjeçare nga Vitomirica e Pejës, e cila dyshohet se u vra nga fqinji i saj ka dalë pozitive në testin për COVID-19, pas autopsisë së bërë nga Instituti i  Mjekësisë Ligjore.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka konfirmuar se vajza e cila u vra të dielën ka rezultuar pozitive në testim për COVID-19.

Sipas rregullave, familjarë të saj tashmë janë vet izoluar dhe po vazhdon edhe gjurmimi i rasteve të kontaktit me tashmë të ndjerën.

“Në bazë të njoftimit zyrtar të Institutit të Mjekësisë Ligjore, e ndjera ka rezultuar pozitive në testin për COVID-19”, tha Loci për Telegrafin.

“Në bazë të njoftimit zyrtar të Institutit të Mjekësisë Ligjore, e ndjera ka rezultuar pozitive në testin për COVID-19”, tha Loci për Telegrafin.

“Janë familjarët të viktimës janë në vetizolim, disa prej tyre që për momentin janë në paraburgim për shkak të një konflikti që kanë pasur me një zyrtar policor, kurse pjesa tjetër e familjes është në shtëpinë e vet”, tha Loci.

Exit mobile version