-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

17-vjeçari e vret shokun e ngushtë në Turqi për shkak të një postimi në rrjetet sociale

Një 17-vjeçar ka vrarë shokun e tij të ngushtë, për arsye se ky i fundit nuk fshiu një postim në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Gaziantep të Turqisë, ku 17-vjeçari İbrahim A. paralajmëroi mikun e tij Muhammed Şeyh Ahmed (17), i cili ndau një postim për të në rrjetet sociale dhe i kërkoi që ta fshinte postimin.

Por, Ahmed iu përgjigj negativisht kërkesës së bashkëmoshatarit të tij dhe mes tyre lindi një debat i ashpër, që përfundoi në përdorimin e thikës, njoftojnë mediat turke.

Sipas policisë, autori e goditi shokun e tij me thikë në zemër, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img