1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

17 të arrestuar për fajde në Pejë, bllokohen rreth 5 milionë euro

Shtatëmbëdhjetë persona janë arrestuar sot për fajde në Pejë.

Prokuroria e çështjes nga Departamenti për Krimet e Rënda, Sahide Gashi ka treguar se me këtë rast janë ngrirë pasuri mbi 5 milionë euro.

“Hetime disa mujore dhe pas aksionit pas kontrollit dhe sekuestrimit të kryer nga Drejtoria e për Hetime e Krimit të Organizuar në Prishtinë. Kjo prokurori ka arritur të arrestojë 17 persona të dyshuar për vepër penale për fajdes dhe detyrimit si dhe me ç’rast janë ngrirë pasuri të cilat janë përllogaritur gjerë në këtë fazë që tejkalon shumën prej 5 milionë euro”, tregoi Gashi në konferencën e jashtëzakonshme të Prokurorisë së Pejës.

“Pas marrjes së informatave në fillim të nëntorit të 2021 ku sipas këtyre informatave ishin të përfshirë mbi 20 persona në këto vepra penale, kryeprokurori ka formuar një ekip hetues dhe kemi filluar hetimet zyrtare”, ka përfunduar ajo.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, ka realizuar sot një aksion kundër krimit të organizuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img