3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

17 hektarë tokë për 99 vjet, Rama: Sunny Hill është Dua Lipa, mund të na ikë nëse nuk votojmë

Me 26 vota pro, 19 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vjet.

Kjo pikë e rendit të ditës është përcjellë me debate të ashpra, pasi opozita ishte kundër dhënies prej 17 hektarësh në pronësi të një kompanie për kaq shumë vjet. Për të votuar, VV dhe dy partitë e tjera opozitare, AAK dhe AKR, kërkuan të ndryshohen disa pika.

“Një pronë publike prej 17 hektarësh, përafërsisht është 30 fusha futbolli, po ja japim një kompanie. Jemi fuqishëm t’i ndajmë parcelë ‘Sunny Hillit’, por duhet të arrihet një barazi interesi”, ka thënë shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla.

Sipas tij, kontrata ka më shumë obligime sesa përfitime për Komunën e Prishtinës.

“Nuk jemi kundër, por janë diskutabile disa pika. Ndërprite sot dhe kthehu pas dy apo tri dite me një kontratë më të favorshme dhe na keni të gjithë asamblistëve pro.

Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka thënë se Prishtina ka nevojë për “Sunny Hillin” dhe jo “Sunny Hilli” për Prishtinën.

“Për shkak të qytetarëve të Prishtinës kemi negociuar me ‘Sunny Hillin’. Ky festival sjell artistë të mëdhenj botërorë dhe ka krijuar mundësinë për ardhjen e një numri të madh të turistëve. 8-9 milionë euro ka sjellë për kryeqytetin. ‘Sunny Hill Festival’ është Dua Lipa e cila e ka përfaqësuar Kosovën më së miri. Nëse ne nuk e marrim ashtu, mundet të shkojë në Tiranë, në Shkodër. Nuk i vyen Prishtina ‘Sunny Hillit’, por Prishtinës i vyen ‘Sunny Hill Festival’”, u shpreh Rama.

“Kemi kërkuar që ajo zonë kur nuk shfrytëzohet të jetë park. Nuk do të ketë aty hotele, është me kontratë kjo gjë. Nuk e kemi falë tokën, nëse nuk bëhet më ‘Sunny Hill’ atëherë toka i kthehet komunës. Janë pak nëse ka vizion për ngritje të festivalit në nivel botëror”, theksoi ai.

Sipas propozimmarrëveshjes, evente që lejohen të organizohen nga Komuna janë evente të muzikës klasike, xhaz muzikë, të Filarmonisë së Kosovës etj.

Eventet e organizuara nga Komuna e Prishtinës nuk guxojnë ta kalojnë kapacitetin prej 3,000 personave.

Në rast se kjo ndodh, 30 për qind të profitit nga të hyrat e aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Prishtinës i takojnë Komunës.

Marrësi në këtë rast “Sunny Hill” nuk ka të drejtë që të ndërtojë objekte jashtë planit të miratuar të biznesit dhe nuk ka të drejtë që të ndryshojë qëllimin e destinimit të pronës në shfrytëzim.

Këtë vit edicioni i tretë “Sunny Hill” do të mbahet në katër ditët e muajit gusht, në datat 4,5,6 dhe 7. Vitin e kaluar, “Sunny Hill Festival” u anulua për shkak të pandemisë. Sivjet është edicioni i tretë dhe ndryshe nga edicionet e kaluara në parkun “Gërmia”, sivjet do të mbahet në Bërnicë të Poshtme.

Rama: “Sunny Hill” ka ofertë edhe prej Tiranës

Muhamet Selmani nga PDK- ja ka thënë se “Sunny Hill”, s’duhet të ikë jashtë Prishtinës.

“A e dini më së pari ku është kjo tokë. Meqenëse qenka problem 99 vite kryetar ta bëjmë ndarjen në dy pjesë. Nuk guxojmë që Suny Hill të na ik jashtë Prishtinës”, tha ai..

Kurse, Sami Borovci nga AKR- ja tha se problem në këtë rast është sasia e tokës që janë 17 hektar dhe kohëzgjatja për 99 vite.

“Nuk po duam me ndal në asnjë formë këtë projekt kaq të madh. E di që është jetike që na si komunë me i ofrua investitorit kushte dhe hapësirë. Ideja është që na duhemi që atë marrëveshje me strukturë sa më mirë. Çka unë kisha shikuar me tërheq si pikë. Kam dy probleme. Sasinë e tokës 17 hektar është shumë dhe koha 99 vite është gogja shumë”. “Duhet me kompletua hala më shumë që herën e ardhshme me kalua unanimisht në seancën tjetër”.

Jeta Rafuna-Hasani nga LDK-ja ka treguar formën se si është votuar herën e kaluar ndarja e tokës për “Sunny Hill”.

“Ju e dini se qysh e kemi votuar herën e kaluar. Veç se ka dal Dukagjin Lipa në skenë e kemi duartrokit dhe e kemi votuar. Çka është gjithë ky diskutim?”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se “Sunny Hill”, ka ofertë për të shkuar edhe në Tiranë, porse ideja është që të krijohet siguri për investime në Prishtinë.

“Nuk kam qef me dhanë tok fal kurrë kurrkujt. As ne nuk i kemi dhënë. Për mua për ne normal që na konveno me pas festivalin e tillë në Prishtinë. Ne po mundohemi për më të mirën për Prishtinën. Mbi termat e kësaj oferte, ne do vazhdojmë me negociu sa më mirë për Prishtinën. Duhet me pas parasysh që kur dikush investo në një projekt duhet me pas siguri. Idea është që gjitha këto të hyra t’i kemi në kryeqytet. Duhet me shiku edhe investitori me pas sigurinë. Munden me shku se kanë ofertë prej Tiranës. Nuk na konvenon kjo neve. Në rast se festivali nuk ndodh për 3 vjet me radhë ne kemi te drejtën me ia kthye tokën Prishtinës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img