-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

160 kandidatë nuk lejohen të marrin pjesë në zgjedhje për shkak se kanë probleme me ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se 30 subjekte politike që kanë garuar për zgjedhjet lokale të 17 shkurtit, kanë kandidatë që kanë probleme me ligjin.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media ka bërë të ditur se kandidatë  të këtyre subjekteve politike nuk janë në pajtueshmëri me Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, pikën ‘q’, sipas të cilës kandidat nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.

“Ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përgjigjet nga institucionet e ndryshme, lidhur me përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve sipas nenit 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Përgjigje kanë dërguar Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Ministria e Punëve të Brendshme; Ministria e Punëve të Jashtme; Agjencia e Kosovës për Inteligjencë; Dogana e Kosovës.  Duke u mbështetur në përgjigjet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës rezulton se 30 subjekte politike nga 93 sa janë paraqitur për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë kanidatë të cilët nuk janë në pajtueshmëri me Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, pikën ‘q’, sipas të cilës kandidat nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”, ka thënë Elezi para gazetarëve.

Më tutje, ai konfirmoi se bëhet fjalë për 160 kandidatë që kanë kandiduar për kryetar komune apo për Kuvende Komunale dhe që kanë së paku një vendim përfundimtar të gjykatës me anë të të cilit janë shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit, shkruan më tutje Gazeta Express.

“Në përgjithësi, janë 160 kandidatë nga lista prej më shumë se 5 mijë e 200 kandidatësh, të cilët kanë kërkuar të certifikohen qoftë në zgjedhjet për Kryetar Komune apo për Kuvende Komunale, por që kanë së paku një vendim përfundimtar të gjykatës me anë të të cilit janë shpallur fajtor për vepër penale në tri vitet e fundit”, ka deklaruar më tutje ai.

Elezi njoftoi se partitë politike e kanë mundësinë që të bëjnë zëvendësimin e kandidatëve me të tjerë.

“Pas pranimit të këtyre përgjigjeve, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ka filluar t’i njoftojë subjektet politike për përgjigjet e institucioneve me dhe të njëjtave do t’iu japë mundësi që të bëjnë zëvendësimet e këtyre personave me kandidatë të tjerë”, tha më tutje ai.

“Sipas planifikimeve me planin operacional të miratuar nga KQZ-ja, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Ceritfikim, do të paraqesë në KQZ rekomandimet lidhur me certifikim ose jo të ndonjë subjekti apo kandidati. KQZ-ja do të marrë vendimet për certifikim, më së largu deri më 1 shtator.  Në rast të moscertifikimit të ndonjë kandidati apo subjekti, pala e paknaqur me vendimin e KQZ-së mund të paraqes ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme. Të gjitha këto çështje, planifikohet të përfundojnë deri më 6 shtator. Kjo do t’i hapte rrugë KQZ-së për të organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Afati i fundit për tërheqjen e shortit është data 8 shtator”, deklaroi ndër të tjera ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img