Site icon PrishtinaPress

16 vjeçari që i ndryshoi lojën Barcelonës!

Skuadra e Barcelonës arriti të fitojë në miqësore ndaj Tottenham Hotspur në stadiumin ku do ta zhvillojë gjithë sezonin e ri për shkak të punimeve në “Camp Nou”.

Ekipi i Xavit arriti fitore 4-2 ndaj skuadrës londineze

Në fakt ishte një djalosh vetëm 16-vjeçar që ndryshoi krejt rrjedhën e këtij takimi.

Emri i tij është Lamine Yamal.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të, kur Barcelona ishte duke humbur me rezultatin 1-2.

Me depërtimet e tij fantastike nga krahu i majtë dhe me një asist, Yamal u bë protagonisti krysor në fitoren e ekipit nga Katalunia.

Golat për Barçën i shënuan: Ferran Torres, Robert Lewandowski, Ansu Fati dhe Abde Ezzalzouli.

Exit mobile version