Home Uncategorized 16 të vdekur dhe 39 të plagosur pas një aksidenti rrugor

16 të vdekur dhe 39 të plagosur pas një aksidenti rrugor

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u plagosën dje në mbrëmje vonë, kur një autobus u përplas dhe mori flakë në Italinë Veriore, njoftuan sot zyrtarë të zjarrfikësve.

”Autobusi, i cili udhëtonte në itinerarin Francë-Hungari, u përplas pak para mesnate në autostradën A4, pranë qytetit të Veronës”, tha agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

”Pjesa më e madhe e pasagjerëve ishin studentë hungarezë”, shtoi ajo.

Të plagosurit u transportuan drejt spitaleve të Veronës.

Exit mobile version