Site icon PrishtinaPress

16 skuadrat që kalojnë tutje nga grupet e Ligës së Evropës dhe tetë që vijnë nga Liga e Kampionëve – 24 skuadrat e kualifikuara

Faza e grupeve më Ligën e Evropës është mbyllur mbrëmjen e sotme, ku janë përcaktuar 16 skuadrat që do të vijojnë më tej garën.

16 ekipeve të kualifikuara, u shtohen edhe tetë të tjera që u renditën të tretat në grupet e Ligës së Kampionëve, ndërsa shorti për fazën tjetër do të hidhet të hënën në orën 13:00.

Fillimisht do të luhet faza play-off ku takohen tetë ekipet që vijnë nga Liga e Kampionëve dhe vendet e dyta nga faza e grupeve të Ligës së Evropës.

Vendet e para kalojnë në direkt këtë xhiro dhe pushojnë për tu takuar me fituesit e ndeshjeve play-off në 1/16 e kësaj gare.

Arsenal, Fenerbahce, Real Betis, Royal Union, Real Sociedad, Midtjylland, Freiburg dhe Ferencvaros kalojnë tutje nga vendet e para.

Nga vendet e dyta janë kualifikuar skuadra si PSV, Rennes, Roma, Union Berlin, Man Utd, Sturm Graz, Nantes dhe Monaco.

Këto skuadra do të përballen me ato që vijnë si vendet e treta nga Liga e Kampionëve si:  Ajax, Bayern Leverkusen, Barcelona, Sporting, RB Salzburg, Shakhtar, Sevilla dhe Juventus.

Shorti mund të na hap përballje të bukura që në fazën e play-offit të kësaj gare

Exit mobile version