Ratifikimi i marrëveshjes financiare IPA 2015 do t’i sjellë Kosovës ndihmë e cila mundëson financimin e granteve, asistencë teknike, projekte të binjakëzimit dhe investime infrastrukturore.
Kjo marrëveshje është përgatitur nën udhëheqjen e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe paraprakisht pajtuar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të BE-së, me qëllim të financimit të 16 projekteve në vlerë prej 78 milionë eurosh nga ana e BE-së dhe me një bashkëfinancim prej 3 milionë eurosh nga ana e Kosovës.