1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

16 komunat e Kosovës që nuk shpenzuan asnjë cent për investime kapitale për tre muaj

16 komuna të vendit, nga 38 sa janë gjithsej nuk kanë shpenzuar asnjë cent për investime kapitale.

Këto të dhëna figurojnë në raportin financiar për periudhën tre mujore 1 janar-31 mars 2023.

Këto komuna janë: Fushë Kosova, Dragashi, Mamusha, Juniku, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani, Mitrovica Veriore, Kaçaniku, Kamenica, Shtërpca, Ferizaj, Parteshi, Hani i Elezit, Kllokoti dhe Ranillugu.

E ajo që bie në sy është se asnjëra prej këtyre komunave nuk udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përpos, Mitrovicës Veriore ku VV-ja i fitoi zgjedhjet më 23 prill, por se raporti përfshin vetëm periudhën janar-mars.

Kurse, tri komunat që udhëhiqen nga partia që janë në pushtet ka pasur shpenzime për investime kapitale, ani pse edhe në to përqindja është e vogël.

Podujeva e cila udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi ka shpenzuar për investime kapitale 5%, Shtimja që udhëhiqet nga Qemajl Aliu me vetëm 2% dhe Gjilani nga Alban Hyseni më 4%.

Janë vetëm pesë komuna që kanë shpenzuar vetëm 1% të buxhetit për investime kapitale si Graçanica, Suhareka, Istogu, Klina, dhe Peja.

Ndërsa, më nga 2% janë komuna e Drenasit dhe Prishtinës.

Tri komunat që shpenzuan më shumë për investime kapitale

Tri komunat që shpenzuan më shumë në tre mujorin e parë të këtij viti janë: komuna e Malishevës që udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate më 36%, ajo Rahovecit nga AAK-ja më 23% dhe po ashtu Deçani po nga kjo parti më 19%.

Pas këtyre vjen komuna e Skenderajt më 17% dhe ajo e Obiliqit më 11%.

Sa shpenzuan për tre muaj për investime kapitale komuna e Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt e Vitisë?

Një përqindje e vogël që është shpenzuar për investime kapitale është vërejtur edhe në komunat e Prizrenit, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt, Vitisë e Novobërdës.

Prej të gjithë këtyre komunave prin Prizreni më 7%.

Duke u pasuar nga ajo e Ferizajt, Vitisë dhe Novobërdës më 6%, si dhe Gjakova më 4%.

Front Online ka raportuar edhe për shpenzimet që kanë pasur dikasteret qeveritare për investime kapitale në tre mujorin e parë të këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img