Site icon PrishtinaPress

150 euro gjobë e ndalim të vozitjes për tre muaj ndaj një personi që tejkaloi në vijë të plotë

Është dënuar me 150 euro gjobë, dy pikë negative e ndalim të vozitjes për tre muaj një person që tejkaloi në vijë të plotë në rrugën “Muhamet Muharremi”, në Viti.

Sipas policisë, shkelja është parë në kamerat ë vëzhgimit në qytet.

“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 22.09.2023 rreth orës 07:26 përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë së qytetit të cilat monitorohen nga Policia e Kosovës ka identifikuar një kundërvajtës i cili në rrugën ‘’Muhamet Muharremi’’ në qytetin e Vitisë shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim të shënjuar për këmbësorë. Me këtë veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e trafikut rrugor.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim./Express/

Exit mobile version