1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

15-vjeçari kosovar postoi përmbajtje të vetëvrasjes në Tik-Tok, zyrtarë të këtij të fundit telefonojnë policinë

Një 15-vjeçar kosovar ka postuar përmbajtje të vetëvrasjes në Tik Tok.
Menjëherë, zyrtarë të Tik-Tokut nga Irlanda kanë telefonuar autoritetet kosovare, përcjell lajmi.net.

Siç bëhet e ditur, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, ndërsa ka gjetur se i dyshuari ka qenë nga një qytet i Kosovës, me ç’rast është parandaluar më e keqja.

“Policia ka kërkuar nga kompania TikTok të dhëna plotësuese të cilat janë pranuar përmes e-mailit për një kohë shumë të shkurtër. Në materialet e pranuara ishte edhe postimi me përmbajtje të rëndë ku paralajmërohej vetëvrasja. Menjëherë janë marrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e vendit dhe identifikimin e personit. Është drejtuar kërkesë ofruesit për shërbime të internetit për abonent të IP-adresës, bazuar në informatat që janë pranuar, ka dalë që përdoruesi i IP-adresës është në një qytet të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img