Pak çaste më parë, nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, kanë konfirmuar, se si pasojë e motit të lig, kanë humbur jetën 15 persona.
Alsat M raporton se viktimat janë nga Haraçina, Singeliqi dhe Stajkovci, që janë vendet më të goditura nga moti i lig, që ka mbretëruar mbrëmë. Nga reshjet, janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ndërsa shumë banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër fshatra.