Site icon PrishtinaPress

15 presidente në të gjithë botën, Vjosa Osmani më e reja

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot u bë 41 vjeçe. Karrierën politike Osmani e filloi në moshë të re si aktiviste e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të vazhduar me postin e deputetes për tri mandate.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit në vitin 2020, ajo u bë ushtruese detyre e postit të presidentes.

Ndërsa, në vitin 2021 Vjosa Osmani ishte gruaja e dytë që u zgjodh presidente, pas Atifete Jahjagës, që ishte e para udhëheqëse në krye të shtetit.

Para Osmanit, ishte Jahjaga e cila në moshën 36-vjeçare e mori në duar timonin e shtetit dhe shërbeu si kryetare e Kosovës deri në moshën 41-vjeçare, po aq vjet sa sot i mbushi Osmani.

Udhëheqësja e Kosovës sot renditet edhe si presidentja më e re në mesin e 15 sosh që drejtojnë vendet e tyre nëpër botë.

15 shtete në botë, përfshirë Kosovën, aktualisht udhëhiqen nga gratë: Hungaria, Sllovakia, Sllovenia, Greqia, Moldavia, India, Peruja, Trinidad dhe Tobago, Hondurasi, Tajvani, Singapori, Gjeorgjia, Etiopia dhe Barbadosi.

Evropa prin me shtatë presidente në: Kosovë, Greqi, Hungari, Slloveni, Sllovaki, Moldavi, Gjeorgji (vend transkontinental).

Pas saj renditet Amerika e Jugut me katër presidente në: Peru, Honduras, Trinidad dhe Tobago, Barbados. Pasuar nga Azia me tri: Indi, Tajvan dhe Singapor, njofton Klankosova.tv

Në kontinentin e Afrikës është një presidente, ajo e Etiopisë, ndërkaq në Amerikën e Veriut nuk udhëheq asnjë grua e as në Australi.

Më poshtë e gjeni listën e presidenteve që udhëheqin nëpër botë. Renditja është bërë nga më e reja në moshë te më e vjetra:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu (41 vjeç) – është politikane kosovare që shërben si presidentja e 5-të dhe aktuale e Kosovës që nga 4 prilli 2021. E lindur dhe e rritur në Mitrovicës, Osmani u bë aktiviste politike dhe studioi drejtësi në Universitetin e Prishtinës dhe në Shkollën e Drejtësisë në Universitetin e Pitsburgut në ShBA.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu (41 vjeç) – është politikane kosovare që shërben si presidentja e 5-të dhe aktuale e Kosovës që nga 4 prilli 2021. E lindur dhe e rritur në Mitrovicës, Osmani u bë aktiviste politike dhe studioi drejtësi në Universitetin e Prishtinës dhe në Shkollën e Drejtësisë në Universitetin e Pitsburgut në ShBA.

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak (45 vjeç) – është politikane hungareze që shërben si presidente aktuale e Hungarisë, pasi është zgjedhur në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Novak është gruaja e parë që mban presidencën, si dhe presidentja më e re në historinë e Hungarisë, e zgjedhur në moshën 44-vjeçare.

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova (49 vjeç) – është një politikane, avokate dhe aktiviste mjedisore sllovake. Ajo është presidentja e pestë e Sllovakisë, post që e mban që nga 15 qershori 2019. Caputova është gruaja e parë që mban presidencën, si dhe presidentja më e re në historinë e Sllovakisë, e zgjedhur në moshën 45-vjeçare.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu (50 vjeç) – është politikane e cila është presidente e vendit që nga 24 dhjetor 2020. Ajo është ish-udhëheqëse e Partisë së Veprimit dhe Solidaritetit dhe ish-kryeministre e Moldavisë nga 8 qershor 2019 deri më 14 nëntor 2019.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar (55 vjeç) – është një avokate dhe autore sllovene, që shërben si presidente e vendit që nga 23 dhjetori 2022. Ajo është ish-komisionare për informacion, gazetare dhe ish-presidente e Kryqit të Kuq Slloven.

Presidentja e Perusë, Dina Boluarte (60 vjeç) – është politikane, nëpunëse civile dhe avokate peruane që aktualisht shërben si president e vendit që nga 7 dhjetori 2022. Ajo kishte shërbyer si zëvendëspresidente e parë dhe ministre në Ministrinë e Zhvillimit dhe Përfshirjes Sociale në mandatin e presidentit Pedro Castillo.

Presidentja e Trinidad dhe Tobago, Christine Kangaloo (61 vjeç­) – është politikane nga Trinidad, e cila u bë presidente e Trinidad dhe Tobago këtë vit. Ajo ishte presidente e Senatit të Trinidad dhe Tobago nga viti 2015 deri në dorëheqjen e saj për të kandiduar për president në vitin 2023.

Presidentja e Hondurasit, Xiomara Castro (63 vjeç) – është presidentja e 56-të e Hondurasit, në detyrë që nga janari 2022. Ajo është presidentja e parë femër e vendit, pasi ka shërbyer më parë si zonjë e parë gjatë presidencës së bashkëshortit Manuel Zelaya.

Presidentja e Indisë, Droupadi Murmu (64 vjeç) – është një politikane dhe ish-mësuese indiane, e cila shërben si presidentja e 15-të dhe aktuale e Indisë që nga viti 2022. Ajo është personi i parë që i përket komunitetit fisnor dhe gjithashtu gruaja e dytë pas Pratibha Patil që mban këtë detyrë.

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou (66 vjeç) – është një gjyqtare greke e cila është presidente e vendit që nga 13 marsi 2020. Ajo u zgjodh nga parlamenti helen për të pasuar Prokopis Pavlopoulos në këtë pozitë.

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen (66 vjeç) – është një politikane tajvaneze që ka shërbyer si presidente e Republikës së Kinës që nga viti 2016. Tsai është presidentja e parë femër e Tajvanit. Ajo shërbeu si kryetare e DPP nga viti 2008 në 2012, 2014 në 2018v si dhe nga viti 2020 në vitin 2022.

Presidentja e Singaporit, Halimah Yacob (68 vjeç) – një politikane dhe ish-avokate nga Singapori, e cila ka shërbyer si presidentja e tetë e Singaporit që nga viti 2017. Para presidencës së saj, ajo shërbeu si kryetare e parlamentit midis vitit 2013 dhe 2017. Ajo është presidentja e parë femër në historinë e Singaporit.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili (71 vjeç) – është një politikane dhe ish-diplomate franko-gjeorgjiane, e cila aktualisht shërben si presidentja e pestë e Gjeorgjisë, në detyrë që nga dhjetori i vitit 2018. Ajo është gruaja e parë që zgjidhet si presidente e vendit, një pozicion që do të qëndrojë për një mandat gjashtëvjeçar .

Presidentja e Etiopisë, Sahle-Work Zewde (73 vjeç) – është një politikane dhe diplomate etiopiane, e cila është presidente që nga viti 2018, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë detyrë në Etiopi. Ajo u zgjodh presidente unanimisht nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare Federale më 25 tetor 2018.

Presidentja e Barbados, Sandra Mason (74 vjeç) – është një politikane, avokate dhe diplomate nga Barbados, e cila po shërben si presidentja e parë e vendit që nga viti 2021. Ajo ishte më parë guvernatorja e tetë dhe e fundit e përgjithshme e Barbados nga viti 2018 deri në vitin 2021, gruaja e dytë që e mban këtë detyrë./Klankosova.tv

Exit mobile version