-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“15 çokollata”, dalin përgjimet e reja të Zv.ministrit, dyshohet se hoqi nga lista qytetarin që s’i dha ryshfet

Prova të reja kundër zëvendësministrit Almir Veliji janë dorëzuar në Polici. Një audioincizim që e ka publikuar Insajderi e përfshinë atë edhe në vendim-marrje për të hequr nga lista qytetarin që aplikoi për një grant qeveritar prej 70 mijë eurosh e që refuzonte të jepte ryshfet.  Në bisedat të tjera të deponuara te autoritetet, që denoncuesi pretendon se janë bërë mes tij e Velijit, çmimi i ryshfetit ishte bërë me kode: 13 çokollata – në kuptim të 13 mijë eurove

“S’ka problem hiç, s’ka e nali këtë punë. E ndërprej le ta kqyr ai tani”, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal në Qeverinë e Albin Kurtit, Almir Veliji kur kupton që një qytetar që kishte aplikuar për një grant qeveritar prej afro 70 mijë eurosh dhe ka refuzuar që të paguaj ryshfet.

“Sot unë do të ndërprej menjëherë e thirri njërin”, vazhdon ai bisedën me personin që kishte ndërmjetësuar, tash dëshmitar i Policisë në rastin që është hapur kundër Velijit.

Pos këtij audionicizmi, dëshmitari i këtij rasti ka dërguar të hetuesit edhe një material tjetër, që ai pretendon se janë biseda mes tij dhe Almir Velijit të bëra në shtator të vitit 2022, kur ai pretendon se janë zhvilluar edhe bisedat e incizuara telefonike.

Në këto komunikime me mesazhe, siç pretendon dëshmitari i Policisë Almir Veliji për këtë fond qeveritar prej 70 mijë eurosh për të cilin kishte aplikuar një qytetar, kishte kërkuar një ryshfet të majm, por e kishte koduar atë. Ai iu ka thënë hetuesve se një mijë euro ishin konvertuar në kodin “një çokollatë milka”.

“Shokit 13 qokollada a munet vete ashtu me than. Milka. Me lajmëro te lutem. Qka.mi thene”, kishte thënë Almir Veliji-siç pretendon dëshmitari i Policisë në këtë rast dhe thotë se këto biseda i ka deponuar tek autoritetet.

Bisedat, siç shihet në materialet që dëshmitari i rastit thotë se i ka deponuar në Polici, janë bërë në shtator të vitit 2022. Kryeministri Albin Kurti që e kishte emëruar Almir Velijin në pozitën e zëvendësministrit kishte ngritur dilema edhe për kohën e bisedave dhe natyrën e tyre, duke i dalë kështu në mbrojtje kur u pyet për të.

“Për këto raste duhet që organet e rendit ta kryejnë punën e tyre meqenëse e kanë filluar atë. Nuk jam në dijeni nëse zëvendësministri ka kërkuar apo ka marrë mito, përveç konstatimit se komisioni i atyre granteve nuk japin grante pa marrë diçka. Nuk e di kohën kur është bë ajo bisedë por nëse ka ndodhur më herët, pra para qeverisë sonë edhe mund të qëndrojë si konstatim sepse kemi parë dhjetëra arrestime që ndërlidhen me korrupsion, në shpërndarjen e granteve në qeveritë e kaluara”, kishte thënë Kurti në Kuvend shkruan Insajderi.

“Ti dhashë në Che Bar 3500 € të mbështjella në një qese”, rëndojnë dyshime tjera për ryshfet kundër zv/ministrit të Kurtit

Në audioncizimin që e ka siguruar Insajderi, e që dëshmitari i këtij rasti e ka deponuar në Polici, zëvendësministri Almir Veliji shpreh fuqinë e tij për të ndërprerë dhënien e grantit qeveritar prej 70 mijë eurosh për qytetarin që dha përgjigjen se nuk jep ryshfet.

Dëshmitari i Policisë i shpjegon që e ka takuar këtë qytetar që kishte aplikuar për këtë fond qeveritar, dhe i njëjti kishte qenë i prerë që nuk do të jepte ryshfet.

“Tha, këqyre nëse menon që me ju dha diçka le ta harrojnë se ka ik ajo punë, ma nuk është ashtu. Tha unë kam apliku, faktikisht dje tha jam më i miri në aplikim”, ia transmeton dëshmitari fjalët e qytetarit tek zëvendësministri Veliji.

“Jam njeriu më i pastër në botë’, deklarohet zëvendësministri i Kurtit që u përfshi në aferën e ryshfetit

Veliji tutje i tregon që nuk ka filluar shqyrtimi i aplikacioneve ende, por pas pak sekondash eskalon.

“S’ka problem hiç, s’ka e nali këtë punë. E ndërprej le ta kqyr ai tani”, shprehet Veliji në bisedat që dëshmitari pretendon që janë zhvilluar në shtator të vitit 2022.

Dëshmitari tutje i tregon që qytetari që po i kërkohej ryshfeti kishte qenë edhe ai i ashpër në refuzim duke i thënë “jo, janë mësu keq kështu”, dhe pasi e kupton që refuzimi është final, Veliji thotë që do të merr masa menjëherë.

“Sot unë do të ndërprej menjëherë e thirri njerin….Po më i ndihmu. Pa kurgjo ka më mbet”, shprehet Veliji. Dhe vazhdon duke thënë që “Tash e heki nga lista”.

Në janar të këtij viti Insajderi kishte publikuar edhe audioincizime të tjera  që ngrënin dyshime serioze për përfshirjen e Almir Velijti në këtë aferë ryshfeti.

Në këtë audioincizim flitej për afro 70 mijë euro para të shtetit që do të jepeshin si grant qeveritar, por bashkë-biseduesit në ato momente nuk arrijnë deri te pika e përcaktimit të çmimit të ryshfetit, por definohet se pa ryshfet nuk kryhet puna.

“E dëgjo, unë piva kafe me atë mbrëmë, më tha … s’po di unë burrë, me kanë me më kallzu ata p.sh me thënë qekaq”, i raporton personi X Zëvendësministrit Almir Veliji, duke i treguar hallin se nuk po di se sa para ryshfet duhet të kërkohen për grantin prej afro 70 mijë eurosh.

Të njëjtin hall e shfaqte edhe Zëvendësministri Veliji kur i drejtohet personit X duke i thënë që “ai s’ta ka thënë përafërsisht sa mundet, sa nuk mundet?”.

Në bisedat në aplikacionin Viber, sic pretendon dëshmitari i Policisë se janë bërë mes tij dhe Velijit,  e që mbajnë datën 15 shtator 2022, duket që çmimi ishte caktuar: 13 mijë euro, apo në kod “13 qokollada milka”.

Në fund të nëntorit të vitit 2022 i njëjti Zëvendësministër ishte denoncuar edhe publikisht për një aferë tjetër ku ai akuzohej për përfshirje në ryshfet e që mori para në qese.

“Zotëri, zv. Ministër, unë ju bëra ftesën me kërkesën tuaj për ta vizituar Zvicrën (foto1). Unë morra të gjitha garancitë dhe bëra deponi të të hollave që ju të pajiseni me Vizë (foto2). Unë ju pagova biletën e udhëtimit (foto3). Unë ju prita në aeroportin e Baselit dhe ju dërgova deri tek Hoteli në Cyrih. Unë ju bëra rezervimin e hotelit, mirëpo hotelin e paguat ju vetë, vetëm kjo është e vërteta! Unë ju kam shëtitur në Cyrih, ju kam nxjerr në drekë dhe për kafe. Paraqitjet e juaja që i bëni, a keni harruar se unë ju bleva tre palë kostume, këpucë dhe kravata? A keni harruar, drekat dhe kafet në Kosovë? A harruat, kur ju kam dërguar para për Ësterunion (foto4). Harrove që ti dhashë në CHE Bar, 3500 € të mbështjella në një qese? Kishe shumë nevojë për shkak të borxheve që kishe për ti kthyer që kishe vjedhur nga subjekti yt politikë”, kishte shkruar Binak Sylaj në profilin e tij, siç raportonte Insajderi.

Sylaj në këtë postim i kishte përmendur edhe përfshirjen në ryshfet bash për grante.

“Kur një ditë të ballafaqova dhe të thash se je i përfshirë në ryshfet lidhur me grantet dhe anulimin e aplikuesëve për grante, aty përfundojë çdo gjë mes nesh. E para për shkak se, ke shfrytëzuar çdo të mirë njerëzore nga unë, e dyta për shkak se shfrytëzon detyrën dhe veturën zyrtare, mbushjet e kartelave të valës dhe shumë send tjetër. Kurrë mos akuzo askënd për shpifje apo gjë tjetër, e vërteta është kjo. Unë nuk shantazhohem KURRË”, kishte shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img