Site icon PrishtinaPress

148 votues në Suhodoll deri në orën 14:00

Në shkollën “Aziz Sylejmani” në fshatin Suhodoll në Mitrovicën e Veriut, deri në orën 14:00 kanë votuar 148 votues.

Sipas kryesues së kësaj qendre të drejt votë kanë 1098 votues, sipas saj deri tani procesi ka shkuar ne rregull dhe pa probleme.

Kurse në Lagjen e Boshnjakëve kanë votuar 270 votues.

Këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë për targat, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, pasi pjesëmarrjen e tyre LS e ka kushtëzuar me krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës./PrishtinaPress/

Exit mobile version