Site icon PrishtinaPress

14 vjet nga vdekja e aktorit, Bekim Fehmiu

Po mbushen 14 vjet që nga vdekja e njërës ndër figurave më të lartësuara të aktrimit shqiptar, Bekim Fehmiut.

Pas vetes ai la vepra të pashlyera, si në kinematografinë e huaj dhe atë shqiptare, shkruan klankosova.tv.

Fehmiu arriti kulmin e tij me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë.

Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë.

Disa nga rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”.

Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shaw, Dirk Bogarde e Irene Papas.

Exit mobile version