Një vajzë adoleshente është përdhunuar në grup nga 12 të mitur të moshës nga 11-16 vjeç, në një rast që ka tronditur Belgjikën.
Sipas mediave lokale, 14-vjeçarja është abuzuar nga grupi i djemve në 3 raste, nga 2 deri në 6 prill.
I dyshuari kryesor, i dashuri i vajzës, mendohet se e ka çuar të dashurën e tij në një pyll të Kortrijkut dhe aty e ka përdhunuar në sy të shokëve. Më pas, ia ka dhënë “borxh” atyre që të abuzonin seksualisht me të, ndërkohë që më i vogli, një djalë 11-vjeçar, u la për të bërë rojen.
Policia ka arrestuar 10 të mitur deri tani, të gjithë me origjinë nga Afrika.
Pas abuzimit, prokurorët thanë se i dashuri e ka dërguar edhe dy herë të tjera vajzën në vendin e krimit, ku është abuzuar sërish nga djemtë. Sipas prokurorëve, “kush më pak e kush më shumë”, të gjithë kanë abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren.
Sipas policisë, djemtë edhe e kanë regjistruar me celular përdhunimin, me videot që janë shpërndarë më vonë në Snapchat.